Kthehu lart

Ideja e Limajt për demarkacionin po mbështetet edhe nga ndërkombëtarët

Ideja e Limajt për demarkacionin po mbështetet edhe nga ndërkombëtarët GazetaExpress

Rruga e vetme që i ka mbetur Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, është ideja e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt. Sipas “Blicit”, ky opsion e ka mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve

Para pak ditësh zëvendëskryeministri Limaj vizitoi Malin e Zi ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtëm të Malit të Zi, Serdan Darmanoviq. Limaj dhe Darmanoviq kanë diskutuar disa opsione për daljen nga ky ngërç ku zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët.

E pasi moti nuk e la që më 6 shkurt të ateronte në Prishtinë, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën sot, ku pritet të vendoset një epilog për demarkacionin. Temë diskutimi në këtë takim do të jetë çështja e demarkacionit. Ideja e Limajt po quhet rezervë juridike. Ndërsa, dikush tjetër po e sheh si zgjidhje të problemit, por të përkohshme. Raportohet se edhe ndërkombëtarët i kanë dhënë përkrahje propozimit të Limajt.

    Data: 14 Shkurt 2018 11:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera