Kthehu lart

I vidhen dy vetura luksoze, ferizajasi jep shpërblim të madh kush jep informacione (Foto)

I vidhen dy vetura luksoze, ferizajasi jep shpërblim të madh kush jep informacione (Foto) GazetaExpress

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Ferizajt, hajnat kanë vjedhur dy vetura luksoze.

Veturat e tipit BMW, një vjedhur mbrëmjen e së dielës, sipas pronarit të veturave hajnat kishin hyrë në shtëpi dhe kishin marrë çelësat e dy veturave dhe më pas kanë vjedhur veturat.

Pronari i tyre Driton Behluli, ka dhënë një shpërblim të madh kush jep informacione në lidhje me këto dy vetura, transmeton Magazina.al.

Ai i është drejtuar të gjithë atyre që mund t’i shohin këto vetura apo mund të kenë informacion për to që t’i drejtohen policisë apo atij personalisht dhe shpërblimi për këtë do të jetë 1000 euro.

    Data: 17 Korrik 2017 12:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera