Kthehu lart

Hyri nëpër makinën e skanimit të bagazhit, nga frika se ia vjedhin çantën

Hyri nëpër makinën e skanimit të bagazhit, nga frika se ia vjedhin çantën GazetaExpress

Punonjësit e sigurimit në një stacion trenash në Guangdong të Kinës, janë habitur kur në ekranin e makinës për skanim, panë siluetën e një gruaje

Ajo ishte ulur në gjunjë në shiritin lëvizës, që të jetë pranë çantës së saj, nga frika se mund t’ia vjedhin, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë, kanë filmuar atë teksa është ngjitur dhe në momentin kur doli së bashku me bagazhet tjera.

Veprimi i saj fillimisht është menduar të jetë ndonjë lojë, por ajo ka insistuar se kishte gjëra shumë të çmueshme dhe nuk guxonte t’i mbante larg. 

    Data: 13 Shkurt 2018 14:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera