Kthehu lart

Hoxhaj: Votat për Demarkacionin nuk i kemi, unë do ta lus Listën Srpska të votojnë

Hoxhaj: Votat për Demarkacionin nuk i kemi, unë do ta lus Listën Srpska të votojnë GazetaExpress

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës tha se marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi duhet të votohet, por Qeveria nuk i ka votat që kjo marrëveshje të kalojë. Ai tha se do ta lutë Listën Srpska që të votojnë

Hoxhaj konsideron se kjo marrëveshje është teknike por që e kanë shndërruar në një kauzë të madhe politike.

“Demarkimi është temë teknike për mua, gjatë e kam përcjellë nuk është temë politike. Na e kemi shndërru në një kauzë të madhe politike dhe s'i kem votat që ta mbyllim këtë temë pas dy ditësh po duhet me lut Listën Serbe dhe unë do ta lus Listën Serbe”, tha Hoxhaj në Kuvend, transmeton Gazeta Express.

Ai dialogun e quajti temë urgjente sepse tha se ka të bëjë me një urgjencë tjetër pasi më 22-23 mars do të mblidhet Samiti Evropian dhe për ta zënë afatin e tyre kohor duket të votohet marrëveshja.

“Ndoshta e marrim një rekomandim të prerë, i referohem telefonatës që e kam pas dje e pardje”, tha Hoxhaj.

    Data: 14 Mars 2018 14:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera