Kthehu lart

Hoxhaj flet në T7 pas vizitës së këshilltarëve të Merkel: Berlini i shqetësuar për taksën

Hoxhaj flet në T7 pas vizitës së këshilltarëve të Merkel: Berlini i shqetësuar për taksën GazetaExpress

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pak pas takimit me këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel ka bërë të ditur në një lidhje direkte për T7 se ka një shqetësim serioz në Berlin sa i përket taksës për produktet serbe e boshnjake që po mban të pezulluar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Sipas Hoxhajt, vazhdimi i dialogut për gjermanët momentalisht është temë e dorës së parë, ndërkaq, të dy të dy këshilltarët e zonjës Merkel dhanë qëndrimin se si duhet të vazhdohet dialogu.

“Ne nuk biseduam për fundin e dialogut për fundin e marrëveshjes por ka një shqetësim serioz në Berlin meqë dialogu është pezulluar. Pezullimi është hap i parë ka një mundësi historike që një zgjidhje të arrihet në vitin 2019’të”, deklaroi Hoxhaj.

Tutje, zëvendëskryeministri shtoi se ata e thanë edhe njëherë qëndrimin e tyre se taksa është bërë pengesë për vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ata e bëjnë vetë publik qëndrimin e tyre, një gjë qëndron që taksa është bërë pengesë për dialogun”, shtoi, duke folur edhe për politikën armiqësore të shtetit serb
“Ne e dimë që Serbia ka një politikë armiqësore për Kosovën por është interes i joni që ta mbyllim këtë temë. Nuk duhet të rrimë në vend, është fat që kemi shtete evropiane, amerikane për këtë temë”, thotë Hoxhaj.

“Berlini ka pas dhe ka qëndrim zyrtar, ata janë shumë të qartë dhe super të qartë, përtej debateve të brendshme taksa nuk do të duhej ta redukton raportin në marrëdhëniet Kosovë Gjermani. Një orë takim e përdorim vetëm për taksën, nuk mund ta ngrisim një temë të dytë të tretë, mendoj që do të bëjmë zgjidhje të përbashkët, nuk duhet të vonohet kjo zgjidhje”, ka deklaruar zëvendëskryeministri për T7./GazetaExpress

    Data: 11 Mars 2019 17:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera