Kthehu lart

Haradinaj: Vetëm 175 mijë euro u shpenzuan për 11-vjetor të Pavarësisë, të tjerat do të kthehen

Haradinaj: Vetëm 175 mijë euro u shpenzuan për 11-vjetor të Pavarësisë, të tjerat do të kthehen GazetaExpress

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është më mirë t’i jepet fjala Qeverisë para se të nisë debati.

Sa i përket fondit të ndarë nga rezervat shtetërore për festimin e 11-vjetorit të Pavarësisë, Haradinaj ka thënë se janë shpenzuar 175 mijë euro.

“Kostoja e shpenzimeve është rreth 175 mijë euro parat janë nda ma shumë të gjitha tjerat kthehen në buxhet, unë kam kërkuar auditim për ta parë të vërtetën”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se në Kosovë ekziston një praktikë tashmë e vendosur që nga qeveritë paraprake për shpenzimin e rezervave shtetërore.

“Në vitin 2016 kanë qenë mbi 8 milionë euro nga shpenzimet e parapara, në vitin 2017 janë shpenzu mbi 6 milion, e fola këtë më iu raportu se është një praktikë paraprake e qeverive të kaluara”, ka theksuar kryeministri.

    Data: 12 Mars 2019 11:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera