Kthehu lart

Haradinaj merr pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit

Haradinaj merr pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit Jetullah Qarri, i njohur si komandant “Guri”, i cili vdiq sot.

Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin që u bë sot pasdite në Varrezat e Dëshmorëve në Grykë të Greiçevcit dhe ka postuar disa fotografi në faqen e tij në Facebook.

“Lamtumira e fundit për bashkëluftëtarin Jetullah Qarri – komandant “Guri”. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.


    Data: 13 Mars 2018 20:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera