Kthehu lart

Haradinaj: LDK-ja ka qenë kundër ushtrisë, dëshmitarë janë amerikanët

Haradinaj: LDK-ja ka qenë kundër ushtrisë, dëshmitarë janë amerikanët GazetaExpress

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar përplasjet me GP të LDK-së në Kuvend. Ai akuzoi sot LDK-në se në Ambasadën amerikane kishin refuzuar t’ua japin një mandat serbëve dhe nga kjo kishin lënë Kosovën pa ushtri.

“Është LDK-ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Kemi qenë në Ambasadën amerikane. Na kanë ofruar të kemi ushtrinë në vitin 2014.

“LDK-ja ka dashtë me e marrë 1 për qind të votave më shumë. Refuzuan t'ua japin një vend minoriteteve. Kanë shitë patriotizëm”, tha kryeministri.

“Je tu rrejt”, ka vazhduar t’i thotë kryeministri Haradinaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili nuk dihet se çka i tha kryeministrit nga vendi i tij.

    Data: 14 Mars 2018 10:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera