Kthehu lart

Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kosova u ka dhënë boll serbëve

Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kosova u ka dhënë boll serbëve GazetaExpress

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas kërkesës së tij që Kosova të bëjë lëshime për, siç ka thënë ai, "zgjidhjen e statusit të saj përfundimtar".

Haradinaj ka thënë në emisionin "DPT Te Fidani", në televizionin T7, se Kosova tashmë u ka dhënë serbëve në vend boll të drejta kushtetuese.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë gëzojnë privilegje, të cilat janë shpikur enkas për ta, raporton Gazeta Express.

Sipas Haradinajt, “nuk po vlerësohen drejt ato që i ka dhënë Kosova për komunitetin serb”.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka deklaruar se Kosova s’ka çfarë të japë tjetër. /Express/


    Data: 15 Maj 2018 23:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera