Kthehu lart

Hamza: Po presim raport financiar rreth shpenzimeve për përvjetorin e Pavarësisë

Hamza: Po presim raport financiar rreth shpenzimeve për përvjetorin e Pavarësisë GazetaExpress

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se do të bëhet transparent shpenzimi i mjeteve të ndara nga Qeveria për shënimin e 11-të vjetorit të Pavarësisë.

“Sa i përket festimi të Pavarësisë janë ndarë me vendim të Qeverisë, 500 mijë euro, presim raport financiar se cili është niveli i shpenzimeve dhe në afat ligjor nga kushdo që kërkohet sigurisht që kemi me i bë transparente dhe kemi obligim që të njëjtat me i publiku dhe t’i bëjmë të ditur publikut pa asnjë hezitim”, tha Hamza.

Këto komente ai i bëri në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës “Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”.

    Data: 12 Mars 2019 12:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera