Kthehu lart

Gazetari britanik vazhdon fushatën kundër Kosovës

Gazetari britanik vazhdon fushatën kundër Kosovës Autori: Leonita Bajrami GazetaExpress

Autoritet kosovare ende nuk e kanë shpallur zyrtarisht si person “non grata”, raporton T7

Tash e një javë po qëndron në Kosovë. Gazetari britanik, Graham Philips, po raporton për shtetin më të ri në evropë dhe konfliktin e saj me Serbinë.

Mirëpo, të gjithë këtë e bën me një gjuhë fyese për Kosovën dhe luftën e UÇK-së, duke i quajtur ushtarët terroristë.

Madje cak i sulmeve të gazetarit u bënë edhe amerikanët që ndihmuan gjatë luftës.

Për këtë u raportua se Ministria e Punëve të Jashtme e shpalli Graham Philips si person të padëshirueshëm.

GRAHAM PHILLIS VAZHDON FUSHATËN KUNDËR KOSOVËS

Por, nga ky institucion nuk u konfirmua një gjë e tillë, duke thënë se nuk kanë njohuri.

E ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme thotë se nuk e ka shqyrtuar lëndën e tij.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë që ai nuk mund të njollosë imazhin e Kosovës dhe UÇK-së.

Kërkoi që Philips të arrestohet nga autoritetet vendore.

“Krejt çka duhet të bëjë Kosova është të ketë kujdes. Që në moment kur futet prap në Kosovë të arrestohet. Sepse tashmë ka bazë, të arrestohet edhe të pyetet diçka e shumëçka dhe pastaj nga përgjigjet e tij të merren masa tjera. Kështu që nuk do të duhej të kishim frikë nga ai, por do të duhej ta arrestonim, të mos e lejonim të shëtiste poshtë e lartë për të lansuar agjenda serbe dhe ruse”.

E njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi bazuar në prapavijën e Philips, thotë që ai mund të ketë lidhje me intelegjencën ruse apo serbe.

 “Po vetë e kaluara e tij edhe për raportimet nga Ukraina lidhur me Krimenë kur raporton në favor të Rusisë, por edhe përkrahja e Serbisë me postimet e tij gjithandej, por edhe një link i tij me shërbimin intelegjent rus, bën dyshimin e bazuar që ai mund të ketë lidhje me intelegjencën ruse por edhe serbe”.

Ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, lejojnë që një person të shpallet i padëshiruar.

    Data: 12 Mars 2019 19:56
    Autori: Leonita Bajrami

    Të tjera