Kthehu lart

​Gashi: Janë evidentuar 31 shkelje të ligjit në rastin e gylenistëve

​Gashi: Janë evidentuar 31 shkelje të ligjit në rastin e gylenistëve GazetaExpress

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars 2018.

Gashi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka parë një raport ndërkombëtar, në të cilin “janë evidentuar 31 shkelje të ligjit” të rastin e të ashtuquajturve gylenistë.

Avokati ka theksuar se shtetasit turq po qëndronin në Kosovë me leje të rregullta.

Sipas tij, “dikush dikujt i bëri favor”, dhe, siç është shprehur ai, shkatërroi jetët e gjashtë turqve. /Express/


    Data: 12 Mars 2019 21:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera