Kthehu lart

Flet për Express autori i logos së dytë të 10 vjetorit: S'ka plagjiat, ky është stili im

Flet për Express autori i logos së dytë të 10 vjetorit: S'ka plagjiat, ky është stili im GazetaExpress

Pas anulimit të logos së parë të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u raportua se edhe kjo e dyta nuk është origjinale. Ngjashmëri doli të ketë me logon e Kongresit të partisë shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim. Të dy këto logo janë bërë nga autori i njëjtë, Zeni Ballazhi, i cili edhe ka folur për Express. Ai thotë se s’ka plagjiaturë në këtë logo. Tregon se ky është stili i tij i punës.

"Autor i të dy logove jam unë. Edhe këtë të BDI edhe këtë të Pavarësisë së Kosovës e kam bërë unë. Nuk mund të flitet për plagjiaturë. Mund të ketë ngjashmëri në të dyja logot. Edhe këtë e pranoj, sepse e kam bërë me vetëdije. Ky është stili im dhe kështu kam vepruar. S’ka asgjë të keqe nëse mund të ketë ndonjë ngjashmëri”, ka thënë Ballazhi për Express.

Ai ka treguar se nuk i bëjnë përshtypje kritikat, sepse siç thotë ai, krejt puna e bërë është vepër e tij origjinale.

“ S’kam pse merrem me kritikat. Unë qëndroj mbrapa kësaj që e kam bërë. Nuk ka plagjiaturë. Edhe presidencës mund të ja sqaroj këtë fakt, pasi unë jam autori i dy logove, pra të BD dhe kësaj të Kosovës”.

Ballazhi ka komentuar edhe faktin se pse është anuluar logoja e parë, e cila doli të jetë e ngjashme me një kompani gjermane.

“ Ajo ka qenë plagjiaturë, pra është marrë nga një kompani tjetër nga një autor tjetër. Për këtë edhe është anuluar. Kurse, kjo me rastin tim është krejt tjetër gjë”.

Pak orë më parë në rrejtët sociale dhe në media u raportua se edhe logoja e dytë e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është plagjiaturë. Kjo logo u tha se i ngjan asaj të Kongresit të partisë shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër  /Gazeta Express/. 

    Data: 13 Janar 2018 20:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera