Kthehu lart

Flamur Shala lë Kuvendin Komunal

Flamur Shala lë Kuvendin Komunal GazetaExpress

Momente të zhurmshme kanë qenë të shpeshta për Flamur Shalën për tre vjet e gjysmë si asamblist i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Së fundmi Shala ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit, me arsyetimin se pas emërimit ushtrues detyre i dekanit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prizrenit muaj më parë, nuk është ndier rehat duke mbajtur dy pozita, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Ish-shefi i Shalës në grupin e asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Agim Gashi, e vlerëson lart angazhimin e kolegut të tij.

Ndërsa shton se ai do t’i mungojë jo vetëm grupit të partisë së tij, por edhe kuvendit në përgjithësi.

Largimi i Shalës, nga shoqëria civile, është cilësuar si humbje për Kuvendin Komunal.

Ai është vlerësuar si një nga asamblistët më aktiv që ka nxitur debat.

Për 3 vjet e gjysmë në asamblenë komunale, Shala është vlerësuar një nga zërat më të mëdhenj opozitarë.

Vendin e lënë bosh nga Shala do ta zë profesori i zhytjes, Ismajl Kasumi.

    Data: 16 Korrik 2017 10:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera