Kthehu lart

Fitoi në lotari 30 herë në të njëjtën ditë

Fitoi në lotari 30 herë në të njëjtën ditë GazetaExpress

Deborah Brown nga Richmond fitoi lotarinë e Virxhinias 30 herë në një ditë të vetme.

Gruaja kishte blerë 30 bileta me kombinimin 1-0-3-1. 

Për investimin e saj prej 30 dollarësh, Brown fitoi 150 mijë dollarë. 

“Pothuajse pësova atak në zemër”, tha Brown.

Organizatorët e lotarisë së Virxhinias thanë se mundësia e fitimit të Brown ishin 1 në 10000.

Brown tha se mund ta rikonstruktojë shtëpinë e saj, por nuk ka plane të caktuara për atë që do të bëjë me paratë e saj.


    Data: 12 Mars 2019 21:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera