Kthehu lart

Evropa do të tkurret ndjeshëm, ndërsa Ngushtica e Gjibraltarit nuk do të ekzistojë më – teoria që tregon ndryshimet e Tokës (Video)

Evropa do të tkurret ndjeshëm, ndërsa Ngushtica e Gjibraltarit nuk do të ekzistojë më – teoria që tregon ndryshimet e Tokës (Video) GazetaExpress

Lëvizjet e pllakave tektonike kanë zhvendosur dhe vazhdojnë të zhvendosin gradualisht kontinentet e Tokës.

Në bazë të kësaj teorie, por edhe të ndryshimeve klimaterike, profesori i Universitetit të NorthWestern, Chris Scotese, ka realizuar një simulim kompjuterik se si do të jetë planeti ynë pas 250 milionë vjetësh.

Sipas këtij simulimi, përcjell TO, pas 250 milionë vitesh do të formohet një megakontinent.

Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut do të afrohen me njëra-tjetrën duke bërë që Deti i Karaibeve dhe Oqeani Arktik të zhduken.

Vetë Amerika e dalë nga bashkimi i jugut me veriun do të bashkohet me Azinë.
Ndryshime do të pësojë edhe Evropa, që do të tkurret ndjeshëm, ndërsa Ngushtica e Gjibraltarit nuk do të ekzistojë më, por do të jetë një brez tokësor që do të lidhë Kontinentin e Vjetër me Afrikën.

    Data: 14 Shtator 2017 11:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera