Kthehu lart

Endriti në Londër krenohet me "...burrështetasin modern"

Endriti në Londër krenohet me "...burrështetasin modern" GazetaExpress

Presidenti Hashim Thaçi po qëndron në Londër ku po e promovon librin biografi “Shteti i ri, burrështetasi modern”. Bashkë me të është edhe djali i tij Endriti, i cili po ndjehet krenar.

Endrit Thaçi ka publikuar një fotografi në Instagram, të realizuar gjatë promovimit të librit biografik të Presidentit në Londër, duke shkruar se ndjehet krenar me babanë e tij.

Presidenti Thaçi këtë javë e promovon në kryeqendrat evropiane librin që rrëfen biografinë e tij, e që e kanë shkruar gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boyes.


    Data: 13 Mars 2018 17:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera