Kthehu lart

Dy zyrtarë të lartë të BE-së vijnë sot në Prishtinë

Dy zyrtarë të lartë të BE-së vijnë sot në Prishtinë GazetaExpress

Kryeministri Ramush Haradinaj do të presë në takim drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting

Vetëm pak ditë pasi u miratua Strategjia për Zgjerim e Komisionit Evropian për Ballkanin Pernëndimor, në Prishtinë sot qëndron një delegacion i Bashkimit Evropian i kryesuar nga drejtori për Zgjerim i Komisionit Evropian.

Ata do të takohen me kryeministrin Haradinaj, ndërsa pas takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Krerët e lartë shtetërorë nuk kishin dalë të kënaqur pasi publikimit të strategjisë për Zgjerim, pasi aty, sipas tyre, nuk u bë e qartë rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, ndryshe nga shtetet fqinje. /Express/

    Data: 14 Shkurt 2018 10:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera