Kthehu lart

Dokumentet sekrete: Në muajin e tretë të presidencës Trump, Putini bëri një propozim

Dokumentet sekrete: Në muajin e tretë të presidencës Trump, Putini bëri një propozim GazetaExpress E enjte, 14 Shtator 2017 07:14

Në muajin e tretë të presidencës së Donald Trump-it, presidenti rus Vladimir Putin dërgoi një nga diplomatët e tij në Departamentin e Shtetit për të bërë një propozim të guximshëm: normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në të gjitha degët kryesore të qeverisë.

Propozimi, i përshkruar në një dokument të hollësishëm, kërkonte rivendosjen në shumicë të kanaleve diplomatike, ushtarake dhe të inteligjencës midis dy vendeve pas ndërhyrjeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe Siri.

Shtrirja e gjerë e planit të rifillimit të marrëdhënieve prej Kremlinit erdhi me një datë ambicioze për nisjen e tij: menjëherë.

Në prill, një zyrtar i lartë kibernetik rus, Andrey Krutskikh, do të takohej me homologun e tij amerikan për konsultime mbi “sigurinë e informacionit”, propozonte dokumenti. Deri në maj, të dy vendet do të mbanin “konsultime të posaçme” për luftën në Afganistan, marrëveshjen bërthamore të Iranit, “situatën në Ukrainë” dhe përpjekjet për eliminimin e armëve bërthamore në “Gadishullin Korean”.

Dhe, derisa Putin dhe Trump do të zhvillonin takimin e tyre të parë, krerët e CIA-s, FBI, Këshilli i Sigurimit Kombëtar dhe Pentagoni do të takoheshin kokë më kokë me homologët e tyre rusë, për të diskutuar fushat me interes të ndërsjellë.

Deri më sot, vetëm një pjesë shumë e vogël e takimeve të propozuara kanë ndodhur, dhe shumë prej bisedimeve të formalizuara duket se as nuk do të ndodhin, kur sheh se dhe SHBA dhe Rusia janë në një garë për dëbimin e diplomatëve të njëri-tjetrit. 

    Data: 14 Shtator 2017 07:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera