Kthehu lart

Detyrohen të largohen nga shtëpitë gjatë ciklit menstrual, vdes një grua nga zjarri që ndezi për tu ngrohur

Detyrohen të largohen nga shtëpitë gjatë ciklit menstrual, vdes një grua nga zjarri që ndezi për tu ngrohur GazetaExpress

Një grua ka vdekur në një fshat të largët në Nepal për shkak të një tradite në të cilën gratë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të jetojnë në kasolle.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, 21-vjeçarja besohet të ketë vdekur nga tymi nga një zjarr që ajo ndezi në kasolle për t’u ngrohur në temperaturat e ngrirjes në fshatin malor.

Vdekja ka ndodhur edhe pse ligjvënësit vitin e kaluar miratuan një ligj që penalizon praktikën që i detyron gratë gjatë ciklit menstrual të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas ligjit, kushdo që zbaton zakonin përballet me një dënim tre mujor dhe një gjobë prej 30 dollarë.

Praktika, e njohur si chhaupadi, ka qenë në qendër të vëmendjes pasi të paktën dy gra vdiqën vitin e kaluar, ndërsa fjetën në kasolle.

Shumë gra gjatë ciklit menstrual ende detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre nën traditat e lashta të hinduve dhe të marrin strehim në kasolle johigjienike ose të pasigurta, derisa mbaron cikli i tyre mujor.

    Data: 14 Janar 2018 07:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera