Kthehu lart

Deputeti i VV’së që priste më shumë nga takimet me LDK’në

Deputeti i VV’së që priste më shumë nga takimet me LDK’në GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 21:24

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu në emisionin “Rrokum Rol” , tha se ai ka pritur më shumë rreth bisedimeve, LDK-VV për formimin e një qeverie të mundshme.

Ta them të drejtën kamë pritur më shumë prej këtyre bisedimeve nga VV e LDK, për shkak se në LDK ka pasur ardhje të reja, deputet të rinj të cilët kanë menduar ndryshe”, ka thënë ai.

“Ne vetëm së bashku me LDK-në i kishim numrat e mjaftueshëm për ta formuar qeverinë, e lëre më që me shumë gjasë do të mund të na bashkoheshin edhe disa nga minoritete”, ka thënë Aliu.

Ndryshe kujtojmë se para formimit të Qeverisë Haradinaj, ka pasur bisedime të gjata mes LDK e VV për formimin e një Qeverie, mirëpo këto bisedime nuk rezultuan me sukses për shkak se nuk u arrit një marrëveshje.


    Data: 13 Shtator 2017 21:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera