Kthehu lart

Daçiq thotë se po vazhdon presioni ndaj serbëve në Kosovë

Daçiq thotë se po vazhdon presioni ndaj serbëve në Kosovë GazetaExpress E enjte, 14 Shtator 2017 10:50

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se aksioni i mbrëmshëm i arrestimit të serbëve në Kosovë është vazhdimësi e presionit ndaj pjesëtarëve të këtij minoriteti.

Daçiq ka thënë se kjo do të jetë një nga temat në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ai do të marrë pjesë së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo është një mënyrë e frikësimit të serbëve dhe mesazh se ata mund të akuzohen për gjithçka dhe çkado. Duhet të jemi të gatshëm dhe të kemi ekipe ligjore që do të luftojnë dhe mbështesin qytetarët tanë që jetojnë atje”, ka thënë Daçiq për RTS.

Mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar sekretarin e Kryqit të Kuq të sistemit paralel të Komunës së Pejës, Moma Dashiq, si dhe dy sekretarë tjerë, njërin në Dragash dhe tjetrin në Graçanicë.

    Temat:
    Data: 14 Shtator 2017 10:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera