Kthehu lart

Britania e përkushtuar për të forcuar rendin dhe ligjin në Kosovë

Britania e përkushtuar për të forcuar rendin dhe ligjin në Kosovë GazetaExpress

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë ditës së sotme priti në takim ambasadorin Ruairi O’Connell

Në këtë takim ministri e njoftoi ambasadorin britanik për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Ministri, po ashtu, vuri në dukje se është duke shikuar mundësitë e forcimit të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së, në përmirësimin e situatës së përgjithshme, sa i përket zbatimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit.

Gjithashtu, ministri Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme të institucioneve të Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, e uroi për detyrën e re ministrin Sefaj dhe ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kontribuar edhe më tej në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit.

    Data: 14 Shtator 2017 13:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera