Kthehu lart

Bleu 50 centë litrin e naftës, u kap me 1 mijë e 700 litra në Kaçanik

Bleu 50 centë litrin e naftës, u kap me 1 mijë e 700 litra në Kaçanik Foto ilustrim GazetaExpress

Sot pas mesnatës, Policia e Kosovës ka arritur të ndalë një furgon, në të cilin gjeti rreth 1 mijë e 700 litra naftë. Por, të gjithë këtë, personi që Policia e arrestoi, dyshohet se e kishte bërë jashtëligjshëm.

Ngjarja ka ndodhur në Kaçanik, sot pas mesnatës. Personi tashmë i arrestuar nga policia, kishte ngarkuar rreth 1 mijë e 700 litra naftë në furgonin e tij.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express dhe ka treguar se i dyshuari është arrestuar, ngasësi i automjetit, mirëpo pa dhënë inicialet pasi rasti është i freskët dhe është hapur hetim.

“Është arrestuar një person, por s’mund të japim detaje pasi rasti është nën hetim. Ai i ka ngarkuar rreth 1 mijë e 700 litra naftë në furgon”, ka thënë Gashi.

I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve, ndërsa automjeti dhe nafta e gjetur iu është konfiskuar.

Mirëpo, Express merr vesh se personi i arrestuar, naftën e kishte blerë nga shoferët e kamionëve që punojnë në autostradë me shumën prej 0.50 euro për litër.

Me këtë rast është njoftuar prokurori në Komunën e Ferizajt./GazetaExpress/

    Data: 14 Shkurt 2018 12:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera