Kthehu lart

Bibla zbulon se Apokalipsi do të godasë gjatë…

Bibla zbulon se Apokalipsi do të godasë gjatë… GazetaExpress

“Fundi i botës është mbi ne”,-kështu kanë deklaruar një grup i të krishterëve duke theksuar se apokalipsi do të ndodhë këtë vit. “Nëse besoni te parashikimet për fundin e botës, atëherë është koha për t’u përgatitur për apokalipsin”, sipas pretendimeve të bujshme.

Rritja e aktivitetit sizmik gjatë gjithë botës së bashku me vdekjen në masë të kafshëve, të tilla si balena në Zelandën e Re, janë “prova të mahnitshme”, se fundi është afër. Një faqe interneti “Conspiracy” thotë se shenjat për fundin e botës janë në Bibël.

Faqja e internetit shkruan se: “Kurrë nuk ka qenë folur më parë, kur të gjitha këto ngjarje ishin të dukshme në shumë vende të ndryshme dhe me frekuencë dhe intensitet të tillë. Brezi ynë është gjenerata e parë për të përmbushur të gjitha shenjat biblike. Pa dyshim ne jemi duke jetuar në vitin e fundit”.

Shenjat e fundit i referohen librin biblik të Osea, e cila pretendon se një humbje masive e jetës është një shenjë apokaliptike.

Ajo më pas tregon për lexuesit se librat e Mateut dhe Lukës, të cilat theksojnë se fatkeqësitë natyrore janë shenja të një dënimi të pashmangshëm, duke shtuar se ka pasur 4000 tërmete gjatë këtij viti.

“Perëndia është duke na dhënë më shumë paralajmërime me anë të këtyre ngjarjeve, dhe ne duhet të jemi të përgatitut në qoftë se dita e kthimit të Krishtit vjen mbi ne natën dhe na kap në befasi. Ne duhet të marrin parasysh shenjat dhe të jeni gati”,-sipas pretendimeve të kësaj faqeje.

Megjithatë, Carl Olson, redaktor i një media katolike, ka kritikuar historinë. Ai i tha për tabloitin britanik “Daily Star” se: “Data për vendosjen nuk është një opsion. “Kjo mund të ndodhë në shekujt apo mijëvjeçarët para se Krishti të vijë përsëri ose ajo mund të jetë shumë më shpejt. Pritja dhe gatishmëria nuk ka nevojë të kthehet në dëshpërim, frikë. Kjo do të thotë asgjë në fund”.

    Data: 20 Nentor 2017 14:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera