Kthehu lart

Bërtet "Allahu Akbar" dhe ther 4 kalimtarë dhe tre policë

Bërtet "Allahu Akbar" dhe ther 4 kalimtarë dhe tre policë GazetaExpress

Një burrë ka sulmuar kalimtarët e rastit në qendër të qytetit, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Sulmuesi ka therur dhe ka goditur me grushte e shkelma katër kalimtarë në qytetin francez Toulouse.

Në këtë sulm të përgjakshëm janë sulmuar edhe tre policë. Agresori besohet të jetë një ish-pacient i spitalit psikiatrik.

Pas ardhjes së forcave të shumta të policisë, ai është arrestuar, por edhe kur është futur në veturën e policisë, sulmuesi bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”.

“Ishim duke biseduar në rrugë kur ai filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar.

    Data: 14 Shtator 2017 08:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera