Kthehu lart

Beogradi është gati ta vazhdojë dialogun me Kosovën

Beogradi është gati ta vazhdojë dialogun me Kosovën GazetaExpress

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është takuar me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, përmes të cilit, sipas medieve serbe, e ka njoftuar Brukselin se “Serbia është gati të vazhdojë dialogun me Kosovën”

Sipas këtyre burimeve, Gjuriq ka thënë se “obstruksionet ndaj këtij procesi vijnë vetëm nga Prishtina”.

Ai e ka përmendur edhe rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe bashkëpunimin me Kosovën për zbulimin e autorëve të këtij krimi, ndërsa ka shtuar se “Serbia do të vazhdojë të ndihmojë popullin serb në Kosovë e Metohi politikisht, ekonomikisht dhe në çdo aspekt, kurse në të ardhmen këtë do ta bëjë edhe më intensivisht”, transmeton Koha.net.

Beogradi njëanshëm ndërpreu bisedimet në ditën kur duhej të rifillonin, me motiv “për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit”.

    Data: 13 Shkurt 2018 13:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera