Kthehu lart

BE'ja e gatshme të shqyrtojë një shtyrje të Brexit'it

BE'ja e gatshme të shqyrtojë një shtyrje të Brexit'it GazetaExpress

Bashkimi Europian do të jetë i gatshëm të marrë në konsideratë një shtyrje të Brexit, nëse Britania e Madhe do të paraqesë një kërkesë të motivuar, deklaroi një zëdhënëse e Komisionit Europian.

“Nëse do të ketë një kërkesë të motivuar për një shtyrje, të 27 anëtarët e BE-së do të jenë të gatshëm që ta konsiderojnë”, deklaroi zëdhënësja, Mina Andreeva.

“Ky vendim do të merret unanimisht duke pasur parasysh arsyet e paraqitura dhe kohën e kërkuar”, shtoi ajo. 

    Data: 12 Mars 2019 22:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera