Kthehu lart

Autostrada e Kombit dhe Demarkacioni projektet më të mëdha të Fatmir Limajt

Autostrada e Kombit dhe Demarkacioni projektet më të mëdha të Fatmir Limajt GazetaExpress

​Autostrada e Kombit që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe aneks marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi po vlerësohet të jetë ndër projektet më të mëdha të ideuara nga zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj.

Pikërisht autostrada e Kombit që lidhë dy shtete shqiptare ishte nisur në kohën kur Ministrinë e Transportit e drejtonte kryetari i Nismës Socialdemokrate

.E në kohën kur shteti kishte mbetur peng në rrugëtimin evropian, zëvendëskryeministri Limaj mori përsipër gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin, e cila do ta zhbllokonte procesin e liberalizimit të vizave dhe do të rikonfirmonte rrugën e Kosovës euro atlantike, raporton indeksonline.

Pa bërë shumë bujë dhe larg medieve, Fatmir Limaj i ndihmuar nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, nuk la gurë pa lëvizur deri në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e demarkacionit.

Ai zhvilloi disa takime në Mal të Zi dhe u propozoi drejtuesve të shtetit malazez një aneks marrëveshje për demarkacionin, e cila e njëjta më pas u finalizua gjatë vizitës së Kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq në Kosovë.

Marrëveshja e 25 gushtit të vitit 2015 e nënshkruar në Vjenë për shënjimin e vijës kufitare mes dy vendeve kishte ndarë në dysh skenën politike duke polarizuar keq spektrin politikë në Kosovë.

I gjendur në këtë mes, Limaj ofroi një zgjidhje kreative për çështjen e demarkacionit, e cila u votua sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Me ratifikimin e kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës pritet të marrin dritën jeshile për heqjen e vizave.

Vet Limaj deklaronte se ndihej krenar me ndërtimin e Autostradës së Kombit dhe projektin e Aeroportit të Prishtinës pa harruar edhe asfaltimin e rrugëve të Kosovës.
Madje, në një shkrim të botuar në mediet amerikane Limajt i ishte atribuuar heqja e lloqit nga rrugët e Kosovës duke aluduar kështu në asfaltimin e të gjitha rrugëve në fshatrat e Kosovës. 

    Data: 21 Mars 2018 23:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera