Kthehu lart

ATK-ja njofton fituesit për dorëzimin e plikove me kuponë fiskalë

ATK-ja njofton fituesit për dorëzimin e plikove me kuponë fiskalë GazetaExpress

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë fitues nga rimbursimi i kuponëve fiskalë për periudhën TM1 2018, se afati për dorëzim të plikove është vetëm deri nesër me datë 18 maj 2018, nga ora 08:00 - 16:00.

Tërheqja e numrave potencialë fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencialë fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencialë të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.

    Data: 17 Maj 2018 15:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera