Kthehu lart

Arrestohet një person - nën kërcënimin e armës dyshohet ta ketë dhunuar një vajzë, e mbante mbyllur në banesë

Arrestohet një person - nën kërcënimin e armës dyshohet ta ketë dhunuar një vajzë, e mbante mbyllur në banesë GazetaExpress

Sot nga njësitet e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet që me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të ketë dhunuar dhe mbajtur të mbyllur një femër.

Siç njofton Policia, ka pranuar informatën, se në rrugën “Bajram Kelmendi" në Prishtinë, saktësisht në një banesë, viktima është duke u mbajtur me dhunë, nga i dyshuari i armatosur.

Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka organizuar operacionin për kapjen e të dyshuarit si dhe lirimin e viktimës, operacion ky që ka rezultuar me sukses, me ç’rast është arrestuar i dyshuari: A. Mehmeti, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën kohë në vendin e ngjarjes nga njësitet policore është gjetur dhe sekuestruar arma: Revole e tipit C.Z e kalibrit 7.65mm me 7 fishekë, e poseduar pa leje nga i dyshuari, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike (dyshohet kokainë).

Viktimës së rastit i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që personit të dyshuar pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48-orësh dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon hetimin e të gjitha rrethanave, të cilat e karakterizojnë rastin me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të tyre.

    Data: 14 Qershor 2018 16:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera