Kthehu lart

Arben Gashi i përgjigjet Haradinajt: S'ke qenë tek amerikanët kur kemi folur për ushtrinë

Arben Gashi i përgjigjet Haradinajt: S'ke qenë tek amerikanët kur kemi folur për ushtrinë GazetaExpress

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka këshilluar kryeministrin Haradinaj që të mos përdorë gjuhë ofenduese në Kuvend. I thotë se retorikën e ka dukagjinçe.

“Retorikën e ke dukagjinçe e për tjerat kam qenë dëshmitar kur është diskutu çështja e ushtrisë.

Ti s'ke qenë prezent, ajo qa po thu është e pasaktë, jam i gatshëm më ta dëshmu.

Fjalët ofenduese nuk janë në gjuhë parlamentare dhe të këshilloj edhe unë, n'daç dukagjinçe", tha Gashi në seancë.

Ky reagim i Gashit erdhi pasi kryeministri Ramush Haradinaj e akuzoi sot LDK-në se në Ambasadën amerikane kishin refuzuar t’ua japin një mandat serbëve dhe nga kjo kishin lënë Kosovën pa ushtri. /Express

    Data: 14 Mars 2018 10:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera