Kthehu lart

Anulohet takimi i Haradinajt me zyrtarin e lartë britanik, shkaku i kushteve atmosferike

Anulohet takimi i Haradinajt me zyrtarin e lartë britanik, shkaku i kushteve atmosferike GazetaExpress

Është anuluar takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, shkaku i kushteve atmosferike.

Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se arsyeja e anulimit të këtij takimi kanë qenë kushtet atmosferike të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e Moore për në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20. Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Takimi i tyre ishte paraparë të mbahej në orën 13:20 në ndërtesën e Qeverisë. Ky takim i Haradinajt me diplomatin britanik vjen pas takimit që pati i pari i Qeverisë me dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg.

Këta dy të fundit i kërkuan Haradinajt heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Vlen të theksohet se në Kosovë për vizitë kanë qëndruar së fundmi edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata e Trump-it. /Express

    Data: 12 Mars 2019 10:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera