Kthehu lart

Analistët: Opozita në Kuvend, ndër më të fortat që ka pasur Kosova prej pasluftës

Analistët: Opozita në Kuvend, ndër më të fortat që ka pasur Kosova prej pasluftës GazetaExpress

Analistët konsiderojnë se opozita në Kuvendin e Kosovës është ndër më të fortat që ka pasur Kosova, njëkohësisht e dëshiruar prej kohësh.

Përveç që do ta mbajë në kontroll të vazhdueshëm Qeverinë, opozita do të imponojë transparencën në secilën çështje, thonë ata.

LDK e Vetëvendosje nuk kanë qenë asnjëherë partnerë të qëndrueshëm në ndonjë koalicion, qoftë të Qeverisë apo në opozitë. Megjithatë, analistët e shohin opozitën e sotme si mjaft të fortë dhe të përgatitur profesionalisht. Politologu Ramush Tahiri jep këto argumente. 

Ramush Tahiri tha se LDK dhe Vetëvendosje, pa marrë parasysh a është e bashkuar apo jo, njëherë ajo është e përgatitur profesionalisht sepse di t’i trajtojë temat.

“E dyta është e fortë edhe nën ndikimin e vet politik, dhe e treta- nëse bëhen bashkë gjithmonë i sigurojnë 40 votat e nevojshme që të fusin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë”, tha ai.

Politologu Tahiri thotë se këtë opozitë Kosova e ka dëshiruar që moti. Si e tillë, ajo do të mundë ta mbajë nën kontroll të vazhdueshëm Qeverinë dhe t’ua imponojë transparencën në secilën çështje, thotë Tahiri.  

Ndërsa, analisti Albert Krasniqi thotë se nëse opozita shfrytëzon gjithë potencialin e saj, ajo do të kontrollojë edhe punën e parlamentit.

    Data: 14 Shtator 2017 09:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera