Kthehu lart

Ambasadori i Palestinës në Beograd përsërit se Kosova është krahinë e Serbisë

Ambasadori i Palestinës në Beograd përsërit se Kosova është krahinë e Serbisë GazetaExpress

Në intervistat e tij për një numër të konsiderueshëm të gazetave serbe, ndër të tjera edhe për portalin “Srbija Danas”, ambasadori i institucioneve të autoritetit autonom palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, përveç lidhjeve emocionale të palestinezëve e arabëve me ish-Jugosllavinë, flet e shkruan edhe për marrëdhëniet vëllazërore të serbëve me popujt e Lindjes së Afërt.

MARRËDHËNIET SERBI – PALESTINË

Serbët dhe palestinezët i lidhë ngushtë qëndrimi i Sveti Savës në Manastirin e pjesës lindore të Betlehemit. Sipas legjendës, në atë Manastir ka shërbyer më parë edhe njëri nga nxënësit e Jezu Krishtit, i quajtur Sava, i cili kishte paralajmëruar rënjen e shkopit para këmbëve të atij që do të bëhej mbrojtës i manastirit. Dhe, për koinçidencë, shkopi ra para këmbëve të serbit Sveti Sava, kështuqë, jo vetëm si legjendë, por edhe si besim në Zotin, që nga ajo kohë, simpatia e palestinezëve dhe arabëve për serbët është shumë e madhe. Manastiri mori emrin “Mar Saba” (lexo: Mar Shaba’n), që do të thotë “Sveti Sava”. Po ashtu, në shenjë nderimi, edhe shumë palestinezë e arab i kanë emërtuar fëmijët me emrin e tij, pohon ambasadori i autoriteteve palestineze në Beograd, Mohamed Nabhan.

Më tutje, për gazetat serbe, ambasadori palestinez pohon se serbët dhe palestinezët i bashkon edhe fati i njëjtë në histori, siç është ekzistenca e pushtimit të dhunshëm të tokave të tyre nga kolonistët e dhunshëm hebrenjë, respektivisht shqiptarë, të cilët gjejnë mbështetje te lobi cionist në Amerikë dhe Kisha Katolike e Romës. Për fatin e keq të Serbisë, planit për pushtimin e Kosovës serbe nga kolonistët e dhunshëm shqiptarë i ka shërbyer edhe Kisha Katolike, e veçanërisht ish-kreu i Kishës, Papa Gjon Pali i Dytë, i cili kishte një arsye kombëtare kundër Rusisë dhe mbështetësve të saj në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, ne si popuj të Lindjes së Afërt, kemi besim se edhe serbët, po ashtu si palestinezët, do të tregohen kokëfortë e bashkpunues me njëri-tjetrin, si dhe nuk do ta pranojnë kurrë poshtërimin që impojnë pushtuesit e dhunshëm të tokave të tyre. Kosova është Serbi, dhe këtë e di fare mirë pjesa më e madhe e shqiptarëve. Pa asnjë mëdyshje, shqiptarët muslimanë e dinë mirë se deri në vitin 1389, në Kosovë nuk kishte asnjë shqiptarë! Këtë të vërtetë historike nuk e kanë kontestuar kurrë dijetarët islam në mesin e shqiptarëve, të cilët e pranojnë botërisht edhe sot, se shqiptarët në Kosovë i solli Perandoria Osmane pas vitit 1389.

DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE

Diplomacia e sotme ndërkombëtare është duke ushtruar presion të madh ndaj Serbisë dhe Palestinës. Ne na thonë: “bëre kështu, se kështu nuk është mirë”, “mos kërkoni tokën tuaj” etj., gjëra pra, që ne nuk mund t’i pranojmë! Ne e dimë vet se çka është e mirë për ne dhe si duhet bërë punët tona. Andaj, ata që duan të përkrahin Palestinën, respektivisht Serbinë, e kanë për detyrë t’a njohin realitetin tonë historik dhe kontestin aktual juridik. Diplomacia ndërkombëtare duhet ta kuptojë, se Jerusalemi është i palestinezëve, ashtu siç është edhe Kosova e serbëve.

Në pyetjen e gazetarit të “Srbija danas”, se si do ta komentonte mbështetjen e Serbisë për Palestinën në OKB, ambasadori palestinez dha përgjigjen me sa vijon:

Ne kemi bashkpunuar shumë ngusht me Serbinë, Rusinë, Kinën, si dhe vendet tjera, andaj kemi arritur një rezultat. Pra, ne si autoritet i Palestinës insistojmë gjithashtu që të zbatohen kërkesat e të gjitha Rezolutave të Këshillit të Sigurimit, dhe kjo të bëhet jo vetëm kur janë në pyetje interesat tona, por edhe ato të Serbisë në raport me aktualitetin e Kosovës. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të kërkosh diçka për veten tënde e për të tjerët diçka tjetër! Ne palestinezët po se po, por edhe pjesa më e madhe e popujve tjerë të Lindjes së Afërt, besojmë se drejtësia ndërkombëtare vlenë për të gjithë njësoj. Andaj, kjo është arsyeja që ne i ftojmë miqtë tanë të mos harrojnë faktin, se Serbia nuk i ka shkëputur kurrë marrëdhënjet me Kosovën dhe ajo vazhdon ende të qëndrojë e lidhur me krahinën e saj, gjë që nuk mund të thuhet për hebrenjtë dhe Palestinën. E drejta ndërkombëtare dhe e drejta hyjnore janë në anën e Palestinës dhe Serbisë.

Cilat janë kërkesat konkrete të palestinezëve në raport me Izraelin?

Ne po kërkojmë që ata të largohen nga tokat e pushtuara për shkak se janë okupator, dhe jo pse janë hebrenjë, si dhe të mos i shohin palestinezët si armiq e kërcënim për sigurinë e tyre në të ardhmen. Ndërsa, hebrenjtë po kërkojnë nga ne që ta njohim shtetin e tyre! Momentalisht, në krijesën e quajtur Izrael jetojnë 2 milion palestinez dhe 1 milion të krishterë ortodoks të ardhur nga Rusia. Pra, nga 8 milion në total, 3 milion nuk janë hebrenjë! Zgjidhja më e mirë do të ishte ekzistenca e dy shteteve fqinje, duke i respektuar kufijtë e vitit 1948.





    Data: 17 Maj 2018 15:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera