Kthehu lart

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person GazetaExpress

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen “Dardania” të Prishtinës. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes përderisa mësohet se një person ka pësuar lëndime trupore.

Shkaqet e këtij aksidenti që ka ndodhur ndërmjet dy veturave nuk dihen ende.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion pasi numri i aksidenteve është shtuar kohëve të fundit.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes:

    Data: 18 Mars 2018 10:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera