Kthehu lart

Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Vushtrrisë, krijohen kolona të gjata

Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Vushtrrisë, krijohen kolona të gjata GazetaExpress

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në hyrje të Vushtrrisë. Si pasojë, raportohet për të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar tollovi në komunikacion, ku janë krijuar kolona të mëdha. Ndryshe, në vendin e ngjarjes është paraqitur Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Raportohet se një veturë me targa të Serbisë është ndeshur me një kamion ku për pasojë ngasësi i veturës ka marrë lëndime trupore ndërsa dëmet materiale siç shihet edhe në foto janë të konsiderueshme.


    Data: 14 Qershor 2018 16:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera