Kthehu lart

Aeroplanët luftarakë rusë vrasin 69 civilë në Lumin Eufrat, sipas grupit monitorues me bazë në Britani

Aeroplanët luftarakë rusë vrasin 69 civilë në Lumin Eufrat, sipas grupit monitorues me bazë në Britani GazetaExpress E martë, 12 Shtator 2017 13:23

Mbikëqyrësi sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër ka thënë sot se sulmet ajrore, që ka mundësi të jenë kryer nga aeroplanët luftarakë rusë, kanë vrarë 69 njerëz që nga dita e diel afër Lumit Eufrat, në lindje të provincës siriane Deir al-Zor.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i është përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment rreth lajmit të së martës të grupit monitorues me bazë në Britani, transmeton Express.

Mbikëqyrësi, i cili i ka identifikuar viktimat si civilë, ka thënë se sulmet ajrore i kanë goditur fushimet civile në pjesën perëndimore të Eufratit, si dhe anijet që po kalonin lumin në pjesën lindore. /Express/

    Data: 12 Shtator 2017 13:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera