Kthehu lart

A e dini se Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosja janë në koalicion me Listën Serbe që nga viti 2015? (Video)

A e dini se Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosja janë në koalicion me Listën Serbe që nga viti 2015? (Video) GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 14:00

Lëvizja Vetëvendosje e cila vazhdimisht është shprehur kundër bashkëpunimeve me Listën Srpska, pasi, sipas tyre, kjo e fundit paraqet dhe ndjek politikat e Sllobodan Millosheviqit, të njëjtin qëndrim nuk e kanë edhe në nivel komunal, me të cilin kjo parti udhëheq tash e disa vite.

Shefki Gashi, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ftuar në një emision televiziv, teksa po fliste për një përplasje në mes të partisë së tij dhe Vetëvendosjes, për disa emërime që janë bërë nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kujton se ky subjekt që nga viti 2015 është në koalicion me Listën Serbe.

“Që nga janari 2015, z. Ahmeti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në koalicion me Listën Serbe në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka thënë Gashi gjatë intervistës, të cilën edhe e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook.

Ndryshe, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka vendosur që të rikandidojë për të dytën herë për të qeverisur me Prishtinën, derisa kundër tij janë Arban Abrashi i LDK-së, Arbër Vllahiu i AAK-së, Lirak Çelaj i PDK-së dhe Selim Pacolli i AKR-së.

Zgjedhjet komunale do të mbahen më 22 tetor. /Express/


    Data: 13 Shtator 2017 14:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera