Kthehu lart

Zjarr masiv në Durrës

Zjarr masiv në Durrës GazetaExpress

Një masiv pyjor në zonën e fshatit Draç në Durrës ka marrë flakë.

Zjarri ka rënë rreth dy kilometra larg rrugës kryesore që të çon drejt Gjirit të Lalzit. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat po tentojnë të vënë nën kontroll flakët. Fikja e zjarrit është e vështirë për shka se mjetet nuk e kanë të mundur të hyjnë në thellësi të pyllit, ndërsa era ka bërë të mundur përhapjen e zjarrit me shpejtësi të madhe.

    Data: 12 Mars 2019 19:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera