Kthehu lart

Vrau në Greqi bashkatdhetarin e tij, kapet pas 21 vjetësh shqiptari

Vrau në Greqi bashkatdhetarin e tij, kapet pas 21 vjetësh shqiptari GazetaExpress

Një shtetas shqiptar i kërkuar në Greqi u arrestua 21 vjet pas një krimi që kishte kryer në kryeqytetin grek.

Mesohet se shqiptari 47-vjeç ishte në kërkim ndërkombëtar me urdhër arresti nga policia shqiptare dhe nga Prokurori i Athinës për vrasje me paramendim, shkruan Panorama.

Ai u arrestua në Larisa nga policia greke. Shqiptari akuzohet se më 15.03.1996, në Athinë, ka goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit një shqiptar 46-vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve.

    Data: 14 Shtator 2017 09:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera