Kthehu lart

Vlahutin: Sistemi i drejtësisë është një realitet, jemi të duruar për të pritur ndryshimin

Vlahutin: Sistemi i drejtësisë është një realitet, jemi të duruar për të pritur ndryshimin GazetaExpress

U mbajt në pallatin e Kongreseve ceremonia e nisjes së projektit EURALIUS V, që synon konsolidimin e sistemit shqiptar të drejtësisë.

Të pranishëm kanë qenë ambasadorja Romana Vlahutin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Christian Lange nga Ministria Federale Gjermane e Drejtësisë.

Vlahutin gjatë fjalës së saj është shprehur se pas reformës në drejtësi pritet një ndryshim themelor.

“Me asistencën e EURALIUS, BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë për të drejtat e njeriut, por edhe luftën kundër korrupsionit në vend për të bërë Shqipërinë një vend me të drejta të barabarta për të gjithë.

Reforma në Drejtësi është një instrument i mirë për sigurinë dhe le të besojmë që ndryshimi është i mundur, duhet durim. Nuk ka kthim pas, sistemi i drejtësisë është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin për të ardhmen”, tha Romana Vlahutin.

    Data: 13 Qershor 2018 11:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera