Kthehu lart

Vetëm 3 muaj punë, shkarkohet kreu i Hipotekës në Krujë

Vetëm 3 muaj punë, shkarkohet kreu i Hipotekës në Krujë GazetaExpress

Vetëm 3 muaj pasi mori detyrën shkarkohet nga puna kreu i Hipotekës së Krujës Edmond Daci.

Ai ishte emëruar në këtë post në fillim të vitit në bazë të konkursit që u zhvillua nga Ministria e Drejtësisë.

Vendimi është marrë sot pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Durrës me drejtuesit e institucioneve të qarkut. Mbledhja u zhvillua në prefekturën e Durrësit mëngjesin e sotëm.

Ende nuk dihen motivet e shkarkimit, ndërsa pas mbledhjes pritet një deklaratë nga Kryeministri Edi Rama.

    Data: 13 Qershor 2018 10:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera