Kthehu lart

Vdiq në maternitet bashkë me foshnjen, gruaja la pas 6 vajza në mjerim

Vdiq në maternitet bashkë me foshnjen, gruaja la pas 6 vajza në mjerim GazetaExpress

Dy ditë pas ngjarjes tragjike në Maternitetin e Kukësit, ku një 39-vjeçare shtatzënë me inicialet N.P humbi jetën së bashku me foshnjën, vëllai i saj ka thënë se e motra jetonte në kushte të vështira.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, Rexhep Oka tha se motra e tij la pas 6 vajza të tjera të moshës 6-14 vjeçe të cilat jetojnë në kushte ekstreme.

“Motra la 6 vajza të moshës 6-14 vjeçe të cilat jetojnë në kushte ekstreme varfërie. Nuk e dimë ende se çfarë do bëhet me fatin e tyre”- thotë i vëllai.

Mjekët e maternitetit bënë me dije për se pacientja me inicialet N.P., u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, më datë 11 mars në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit.

Ajo është reanimuar dhe është ndërhyrë menjëherë në sallën e reanimacionit nga ekipi i mjekëve gjinekologë, kirurgë dhe anestezistë reanimatorë, ku bënte pjesë edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep shërbim në spitalin e Kukësit përmes programit të bonusit.

Sipas mjekëve mësohet se pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemorragji të shprehur.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të ekipit mjekësor e sëmura ndërroi jetë në ora 01 e 30 të natës.

    Data: 13 Mars 2018 14:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera