Kthehu lart

Vdekja e profesorit të njohur shqiptar, Meta përcjell një mesazh ngushëllimi

Vdekja e profesorit të njohur shqiptar, Meta përcjell një mesazh ngushëllimi GazetaExpress

Ditën e djeshme u nda nga jeta akademiku i njohur Prof. Dr. Kolec Topalli.

Në kujtim të figurës së tij të rëndësishme në fushën e gjuhësisë e albanologjisë, Presidenti I vendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta në drejtim të familjes së të ndjerit.

“Presidenti Meta u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe familjarëve të Akademikut Topalli, dhe në këto çaste hidhërimi, gjendet shpirtërisht pranë tyre duke u lutur së bashku me ta që i ndjeri të gjejë prehjen e amëshuar.

Shqipëria humbi një akademik e albanolog të shquar, por Prof. Dr. Kolec Topalli la pas një vepër të tërë mbi gjuhën shqipe dhe historikun e saj, e cila do të jetë gjithmonë në duart e studentëve dhe studiuesve të ndryshëm, duke e bërë të paharruar kujtimin dhe veprën e tij!”, thuhet ne njoftimin e Presidences./Gazeta Express

    Data: 25 Maj 2018 10:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera