Kthehu lart

Tritoli në Shkodër, ish-drejtuesi i policisë: Çështja e kanabisit

Tritoli në Shkodër, ish-drejtuesi i policisë: Çështja e kanabisit GazetaExpress

Ish-drejtuesi i Policisë, Arjan Hoxha, i ftuar në studion e Report Tv ka zbardhur detaje nga atentati me moto-bombë në Shkodër, ku mbetën të plagosur tetë persona, mes të cilëve shënjestra e sulmit Lul Kulla dhe 7 të tjerë kalimtarë të rastit. 

Lënda shpërthyese ishte vendosur në një motor pranë një objekti dy katësh në pronësi të shënjestrës. Për Arjan Hoxhën atentati i sotëm dyshohet se ka lidhje me pazaret e drogës, pasi Kulla një vit më parë është arrestuar për kultivim kanabisi. 

"Një nga pistat kryesore ku po heton policia e shtetit është trafiku i kanabisit, Kulla ka qenë i arrestuar në 2016 për kultivim kanabisi. Besoj se policia do hedhë dritë shumë shpejt mbi këtë ngjarje, pasi të bëhet këqyrja e kamerave, zbardhja e të kaluarës së shënjestrës", u shpreh Hoxha.  

Ai thekson gjithashtu se nga rrethanat si ka ndodhur atentati me bombë, autorët kanë mirëmenduar planin, pasi policia ishte në festë, ndërsa kanë studiuar edhe lëvizjet e objektivit. "Momenti i sulmit i mirëmenduar, pasi policia ishte në festë, autori e ka studiuar lëvizjet e objektivit të atentatit. Për shkak të provave të pakta që lënë këto prova penale, janë tepër të vështira për t'u zbuluar". 

Hoxha komentoi edhe largimin nga detyra të Haki Çakos, i cili sipas tij duhet të ishte shkarkim. "Është përdorur lirim dhe jo shkarkim, kjo është bërë qëllimisht, por në fakt duhej theksuar shkarkim nga detyra". 

    Data: 13 Janar 2018 18:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera