Kthehu lart

Tiranë, 40 vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

Tiranë, 40 vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij GazetaExpress

Një 40 vjeçar është gjetur i vdekur ditën e djeshme në banesën e tij në Tiranë.

Ngjarja e rëndë është njoftuar nga policia e kryeqytetit, e cila saktëson se shtetasi me inicialet A.S, ka vdekur si pasojë e përdorimit të tepruar të lëndëve narkotike, duke kaluar kështu në overdozë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Muhamet Deliu.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 12.03.2018, në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë, u gjet i vdekur shtetasi A.S, vjeç 40, banues në Tiranë, i dënuar. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike pasi ka kaluar në overdozë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./Gazeta Express

    Data: 13 Mars 2018 17:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera