Kthehu lart

Tenton arratisjen nga vendi grabitësi i bankës, ja ku e kap policia

Tenton arratisjen nga vendi grabitësi i bankës, ja ku e kap policia GazetaExpress E premte, 14 Korrik 2017 18:44

Një 33 vjecar i shpallur në kërkim për grabitjen e një banke në Tiranë u arrestua nga Policia Kufitare e Vlorës në portin e qytetit bregdetar.

Ai ishte në tentativë për tu larguar nga vendi, por nga verifikimet e kryera rezultoi se ai ishte në kërkim dhe ishte dënuar në mungesë me 4 vjet burg. 

Genci Prifti akuzohet për vjedhje të bankës kryer në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në Tiranë. Ai akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje./Gazeta Express

    Data: 14 Korrik 2017 18:44
    Autori: GazetaExpress
    • Shqipëria “bie në depresion” 0

    Të tjera