Kthehu lart

“Të dëgjova ty dhe desh theva televizorin...!” Rama i kthen përgjigje LIVE qytetarit

“Të dëgjova ty dhe desh theva televizorin...!” Rama i kthen përgjigje LIVE qytetarit GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama është përballur këtë të martë me një qytetar i cili i ka folur hapur, se kur e ka dëgjuar këtë të fundit në lidhje me certifikatat e pronësisë, për pak sa nuk ka thyer televizorin.

Ngjarja ka ndodhur LIVE, në qytetin e Elbasanit, teksa Kryeministri dhe një sërë pushtetarësh ndodheshin përballë qytetarëve në një dëgjesë për ankesat e tyre.

Qytetari: Kur të dëgjova ty në Berat një muaj më parë. desh theva televizorin, se më thanë që nuk do marrë certifikatën e pronësisë.


Rama: Televizorin e theve apo jo

Qytetari: Jo televizorin nuk e theva

Rama: Hajde merre certifikatën se drejtori ma dha mua para se të hyja këtu  se ishin dy gjëra ose ti do merrje certifikatën ose ajo do të lirohej nga puna.

Rama: Kjo është ajo që duhet bërë që të bashkëpunojmë unë dhe ti që të punoj dhe drejtori./Gazeta Express


    Data: 13 Mars 2018 18:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera