Kthehu lart

Skandali në panair, Shqipëria përfaqësohet në Gjermani me flamurin komunist të diktatorit

Skandali në panair, Shqipëria përfaqësohet në Gjermani me flamurin komunist të diktatorit GazetaExpress

Një tjetër turp duket se do të shoqërojë Shqipërinë në prezantimet e saj ndërkombëtare.

Skandali i radhës është raportuar sot në panairin  e Frankfurtit në Gjermani, ku flamuri shqiptar është prezantuar me simbolin e yllit komunist mbi shqiponjën kuqezi.

Skandali është denoncuar nga pjesëmarrës në këtë panair që duhet të ishte imazhi më i mirë për Shqipërinë por që na kthen në një periudhë të errët për vendin.

Një nga qytetarët që ka dërguar fotot, ka ironizuar duke e lidhur shfaqjen e flamurit me yllin komunist me aktualitetin e qeverisjes Rama që po e çon vendin drejt një diktature.

Nuk dihet se si ky flamur ka përfunduar të valëvitet i qetë pa djeninë e palës shqiptare, por mungesa e vëmendjes i bën organizatorët shqiptarë po aq fajtorë./syri.net


    Data: 12 Mars 2019 18:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera